Lajme
Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës
Demokracia
15:00 | 08 Shtator 2022

Share:

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hoteleve për muajin qershor.  Statistikat tregojnë se ka pasur një numër të madh të vizitorëve në hotelet e Kosovës.

Në muajin e qershor të këtij viti, sipas një ankete të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK),  në hotelet në vend, numri i vizitorëve rezulton të jetë më i lartë në raport me muajin e njëjtë të vitit 2021.

“Në Republikën e Kosovës, në muajin Qershor 2022, krahasuar me muajin Qershor 2021, numri i vizitorëve  vendorë ka pasur rritje për 51.7% ndërsa net qëndrimet e tyre janë rritur për 21.5 %.Në muajin Qershor 2022, krahasuar me muajin Qershor 2021, numri i vizitorëve të jashtëm ka pasur rritje për  61,5% ndërsa numri i net qëndrimeve të tyre është rritur për 108.3%, ka treguar ASK, shkruan Demokracia.com.

Në qershor 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Sipas anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 37 292, prej tyre 30.59% ishin vizitorë vendorë dhe 69.41% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 64 271, prej tyre 25.36% nga vendorët dhe 74.64% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e pati rajoni i Prishtinës me 16 989 vizitorë dhe 29 626 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia etj./Demokracia.com./

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024