Lajme
Rritet numri i vizitorëve në dhjetor: Çfarë po bëhet për sektorin e turizimit në Kosovë?
Demokracia
17:04 | 11 Shkurt 2024

Share:

Numri i turistëve në Kosovë ka shënuar rritje. Kështu të paktën thonë raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Në raportin e tyre për shifrat e hotelerisë për muajin dhjetor 2023, doli që ka rritje të numrit të vizitorëve në hotelet kosovare në krahasim me vitin e kaluar. Në anë tjetër, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizimit, ka kritikuar qeverinë për mos miratimin e strategjisë për turizmin teksa qeveria ka premtuar se do të përmirësojë kornizën rregullative.

Agjencia e Statisitkave të Kosoëvs ka njoftuar se gjatë muajit dhjetor 2023 pati më shumë vizitorë në hotele sesa një vit më parë.

Numri total i vizitorëve si të huaj ashtu edhe vendor që qëndruan në hotel ishte 54 mijë e 832 persona nga 42 mijë e 42 vizitorë në muajin e njëjtë të 2022.

Në dhjetor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 54 832, prej tyre 40.1%, ishin vendorë dhe 59.8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022 (sa ishin 42 042 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 30,4%.” – thuhet në raportin e ASK-së.

Numri i net-qëndrimeve ishte 145 619, prej tyre 43,9% nga vendorët dhe 56,0% nga të huajt.” – thuhet tutje.

Ndërkohë, sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka Peja me 7 mijë 659 vizitorë dhe më 38 mijë 705 net-qëndrimi.

Ndërkaq, numri i vizitorëve të jashtëm që qëndruan në hotelet kosovare gjatë muajit dhjetor 2023 ishte 32 mijë e 853 vizitorë të huaj.

Shqipëria është shteti me numrin më të madh, pastaj Zvicra, Gjermania e Turqia.

Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Dhjetor 2022) ka rritje te vizitoreve për 25,1%. Në total 32 835 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia etj.” – bën të ditur ASK-ja.

“T’i falënderohemi sektorit privat – s’kemi strategji kombëtare të turizimit”

Hysen Sogojeva kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në një deklaratë për Nacionalen, ka thënë se sektori privat ka rol të rëndësishëm në rritjen e turistëve në Kosovë.

Ai ka thënë se ka rritje 25 deri në 30 për qind të numrit të vizitorëve gjatë vitit 2023, në krahasim me vitin 2022.

Duhet t’i falënderohemi sektorit privat. Krejt çka kemi na sot në sektorin e turizmit e kemi prej sektorit privat Sepse këta në njëfarë forme janë marrë me ndërtimin e kapaciteteve hotelier dhe tursitike, duke fillurar prej hoteleve të mira, restoranteve të mira, si dhe ndikimin e rrjeteve sociale që promovimi po është më i lartë dhe kësisoj Kosova si destinacionion turisktik mjaft atraktiv për shumë vizitorë.” – ka thënë Sogojeva për Nacionale.

Ai ka pasur edhe kritika për Qeverinë e Kosovës për mungesën e Strategjisë Kombëtare të Turizimit dhe mosdhënien e benificioneve për sektorin e hotelerisë.

E para, ne s’kemi strategji kombëtare të turizimit, pa strategji kombëtare nuk mund të mendohet se ku do të shkojë turizimi, në çfarë drejtimi apo cilin lloj të turizimit po e zhvillon, nuk e kemi ende, pastaj këtë sistemin e benifiteve, pra Maqedonia merret me disa forma të benificioneve për veprimtarët hotelierisë dhe turisitike dhe kështu e kanë rritur në diku 160 për qind numrin e turistëve pa naj farë atraksioni të madh në krahasim me Kosovën. Në kuadër të kësaj ndihma nga shteti është shumë e vogël as infrastrukturën që duhet me pasë nuk e ka të rregullume sepse bizneseve duhet me u ndihmu.” – ka thënë ai.

Në anë tjetër, Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka premtuar që gjatë vitit 2024 do të promovohet potenciali turistik dhe digjitalizimi i shërbimeve turistike.

Zhvillimin e turizmit duke përmirësuar kornizën rregullative, promovuar potencialin turistik, rritjen e ofertës turistike si dhe digjitalizuar shërbimet turistike.” – ka shkruar në Facebook ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari.

Në këto prioritet që ka përcaktuar ministrja Hajdari është edhe “miratimi i strategjisë për zhvillimin e turizimit 2023”.

Të ngjashme