Lajme
Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi në Serbi
Demokracia
17:42 | 31 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Në 24 orët e fundit në Serbi kanë ndërruar jetë 20 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, në Serbi nga 7 mijë e 893 mostra të marra, 1 mijë e 366 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruajnë mediat serbe, transmeton Demokracia.com.

Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shëndetësore serbe, në 24 orët e fundit po ashtu kanë ndërruar jetë edhe 20 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Po ashtu raportohet se në tërë Serbinë janë gjithsej 4 mijë e 88 pacientë të prekur me koronavirus që janë duke u trajtuar nëpër spitale, ku 143 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, pra janë me respirator.

Që nga fillimi i pandemisë, në Serbi janë infektuar 395 mijë e 263 persona, përderisa numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 4 mijë e 20. /Demokracia.com/

Të ngjashme