Lajme
Rritet numri i shkurorëzimeve, kaq raste ishin vetëm gjatë muajit gusht
Demokracia
12:08 | 17 Tetor 2022

Share:

Është rritur numri i shkurorëzimeve në Kosovë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë muajit gusht në Kosovë ishin 162 raste të shkurorëzimit, numër ky më i madh se gjatë muajit maj, kur u regjistrua muaji me numrin më të lartë të divorceve, 143 të tilla.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e muajit gusht për kurorëzime dhe shkurorëzime.

Sipas ASK-së, gjatë muajit gusht kanë ndodhur 2 mijë e 374 mijë raste të kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Ndërkaq rastet e shkurorëzimeve janë 162 raste.

Derisa, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021 flasin për 2160 shkurorëzime. Mosha që më së shumti ka pasur shkurorëzime gjatë vitit të kaluar ka qenë mosha prej 25 deri 29 vjeç, me 465 shkurorëzime.

Numri më i lartë i shkurorëzimeve sipas vendbanimit të përhershëm ne komunë dhe kohëzgjatjes së martesës për vitin e kaluar ishte komuna e Prizrenit, me 189 shkurorëzime.

Të ngjashme