Lajme
Rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19
Demokracia
15:02 | 28 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3 mijë e 669 testime, 58 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH ka njoftuar po ashtu se gjatë 24-orëve nuk është hënuar asnjë rast i vdekjes, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

28 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.669 testime, 58 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 3 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.616.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 250./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025