Lajme
Rritet numri i rasteve me Covid, MSH publikon raportin 24 orësh për situatën në Kosovë
Demokracia
12:14 | 16 Qershor 2022

Share:

17 raste të reja pozitive me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, derisa janë kryer gjithsej 204 testime.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 10 qytetarë, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

16 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.509 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.047 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 204 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269.

Në total numri i rasteve aktive është 74./Demokracia.com/

Të ngjashme