Është rritur numri i rasteve me COVID-19 javën e fundit në Kosovë. Vetëm sot janë raportuar 100 raste të reja pozitive.
Aktualisht numri i rasteve aktive ka shkuar në 539.
Që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve pozitive është 108 mijë e 465 raste të konfirmuara me këtë virus. Ndërsa 2 mijë e 266 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.
Aktualisht 105 mijë e 660 persona janë shëruar nga COVID-19. /Demokracia.com/