Numri i përdoruesve të substancave narkotike në Kosovë po rritet. Edhe më shqetësues këtë fenomen e bën fakti se përdoruesit e këtyre substancave u takojnë moshave të reja.
Sipas Qendrës Labirinth, e cila merret me parandalimin, trajtimin, rehabilitimin dhe risocializimin e përdoruesve, viteve të fundit në vend është rritur numri i përdoruesve të kokainës.
Bazuar në pamjet e kapura nga kamera e Kiksit, nga “Labirinth” thonë se në ish-qendrën “Engeenering” përdoren dy lloje të drogave.
Pikërisht nevoja e përpunimit të kësaj substance, është arsyeja se pse përdoruesit e kanë kthyer në strehë të tyre këtë objekt.
Efektet dhe dëmet e “crack”-ut, sipas Labirinthit, janë edhe më të rënda se të kokainës.
Për të mirëmbajtur veten me këtë substancë, një përdoruesi i duhen minimalisht 100 euro në ditë.
Përdoruesit e këtyre substancave paraqesin rrezik edhe për komunitetin. Zgjidhja më e suksesshme, sipas Qendrës Labirinth është identifikimi i hershëm i përdoruesve dhe trajtimi i duhur i tyre. /Klankosova