Lajme
Rritet në 45 numri i të vdekurve në katër shtete verilindore të SHBA-së si pasojë e stuhisë Ida, reagon Presidenti Joe Biden
Demokracia
12:17 | 03 Shtator 2021

Share:

Pasi stuhia Ida ka goditur pjesën verilindore të SHBA-së duke e dërguar numrin e viktimave në 45 Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar duke thënë se nevojiten “investime historike” për t’u përballur me krizën klimatike, raporton BBC përcjellë Demokracia.

SHBA po përballet me shkatërrim të lidhur me klimën në të gjithë vendin dhe trajtimi i tij është “çështje jete dhe vdekjeje”, tha presidenti. New York-u ku raportohet të kenë vdekur të paktën 14 persona, në mesin e të cilëve edhe një djalë 2 vjeç dhe New Jersey me 23 jetë të humbura deri më tani janë vendet më të prekura nga reshjet dhe përmbytjet.

Presidenti Biden ka shpallur emergjencë shtetërore si në New Jersey ashtu edhe në New York, duke u mundësuar të dy shteteve të marrin fonde federale për të mbështetur përpjekjet lokale të ndihmës nga fatkeqësitë.

Vdekjet u raportuan gjithashtu edhe në vende të tjera si Maryland dhe Virxhinia.

Të ngjashme