Lajme
Rritet edhe më shumë paga minimale në Maqedoninë e Veriut, Kosova ende me llafe-llafe
Demokracia
23:21 | 07 Shkurt 2022

Share:

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, sapo ka njoftuar se është vendosur që paga minimale në këtë shtet të rritet nga 15140 denarë (245.78 euro) në 18000 denarë (292.21 euro).

“Me kënaqësi ndaj me ju lajmin se në seancën e sotme të Këshillit socio – ekonomik u arrit marrëveshje me Lidhjen e Sindikatave të vendit dhe punëdhënësit që rroga minimale nga 15 140 denarë të rritet në 18 000 denarë.  Miratimi i kësaj mase përfshin rreth 80 000 punëtorë dhe do të fillojë të aplikohet në fillimin e muajit Prill. Edhe një premtim i madh nga programi jonë zgjedhor dhe qeveritar përmbushet në tërësi”, ka shkruar Grubi, transmeton Demokracia.com.

E në Kosovë rritja e pagës minimale nuk ka ndodhur që një dekadë. Qeveritarët aktual të Kosovës më shumë kanë llafe sa i përket rritjes së pagave, ndërsa gjendja socio-ekonomike vazhdon të rëndohet me rritjen e çmimeve.

Përkundër premtimeve të shumta të politikanëve nëpër fushata zgjedhore, paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. Megjithatë, në vendin tonë ka punëtorë që marrin paga më të vogla se minimalja.

Mbi 700 punëtorë teknikë të punësuar në Institucionet Publike të vendit marrin pagë edhe më të ulët se ajo minimale.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat (SPSPK), ditë më parë për Demokracia.com ka thënë se punëtorët teknik në ministri të ndryshme të Kosovës marrin pagë më të ulët se sa paga minimale (170 euro).

“Punëtorë që marrin pagë, nën pagën minimale e cila është 170 euro, janë mbi 700 punëtorë, të cilët kryejnë shërbime teknike nëpër objektet e ministrive të Kosovës”, tha Azemi. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme