Lajme
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, avionët luftarakë izraelitë godasin Libanin
Demokracia
14:28 | 08 Janar 2024

Share:

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar me anë të një postimi në Telegram se goditën objektiva të shumta të Hezbollahut në Liban gjatë orëve të natës.

Ata bëjnë me dije se avionët luftarakë goditën një kompleks ushtarak të Hezbollahut në zonën e Marwahin, ndërkohë që pretendojnë se një raketë-hedhës dhe një infrastrukturë u goditën në Ayta ash Shab.

Më herët, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan se një breshëri rakete e Hezbollahut dëmtoi një bazë ajrore strategjike në veri të Izraelit gjatë ditës së shtunë.

Të ngjashme