Lajme
Rriten rastet me koronavirus në Kosovë
Demokracia
14:57 | 27 Korrik 2021

Share:

42 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

MSH bën të ditur se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë viktimë.

“Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613”, thuhet tutje në njoftimin e MSH-së.

Komunikata e plotë:

26 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.

Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.

Në total numri i rasteve aktive është 195./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2049636568527253

Të ngjashme