Lajme
Rriten rastet e reja me koronavirus, 51 të infektuar në 24 orët e fundit
Demokracia
18:23 | 31 Maj 2022

Share:

51 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus nga 710 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i rasteve të reja është më i lartë, krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.

33 të infektuar janë konfirmuar në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Durrës, Krujë, Mat, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 287 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Ndërkohë, janë shëruar 77 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272.388 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Maj 2022)

Raste të reja ditore 51

Të shëruar në 24 orë 77

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 710

Testime totale 1,828,907

Raste pozitive 276,172

Raste të shëruara 272,388

Raste Aktive 287

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 204

Vlorë 18

Gjirokastër 17

Korçë 12

Fier 11

Durrës 8

Elbasan 6

Shkodër 4

Dibër 3

Lezhë 2

Berat 1

Kukës 1

Të ngjashme