Lajme
Rriten edhe çmimet e energjisë në Evropë
Demokracia
00:00 | 10 Korrik 2022

Share:

Shqetësimet për sigurinë energjetike në Europë janë bërë kronike. Uniper në Gjermani dhe EDF e Francës, kompanitë më të mëdha energjitike, janë në prag të falimentimit dhe “diplomacia” e gazit në BE, nuk e përballon dot kërkesën.

Tregu tregon se nuk pret ndonjë rënie të konsiderueshme në dy vitet e ardhshme të çmimeve.

Bashkimi Europian dhe ekonomitë e tij më të mëdha po punojnë me ngulm mbi planet e emergjencës lidhur me shkurtimin e mundshëm të gazit nga rusët, por zhvillimet e fundit tregojnë se mund të mos ketë mjaftueshëm lëndë djegëse fosile për sezonin e dimërit.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen paralajmëroi se blloku 27-anëtarësh duhet të përgatitet për një “ndërprerje të plotë”.

Të gjitha nismat për shpimet në det të hapur për naftë dhe gaz, blerjet e LNG-së dhe kapaciteteve magazinuese dhe rritja e minierave të qymyrit dhe termocentraleve janë shumë nën nivel kur bëhet fjalë për kërkesën aktuale. Asgjë nuk mund të vijë shpejt në sektorin e energjisë.

Çmimet e energjisë në Francë shkojnë deri në 1000 euro për MWh

Rritja e fundit në çmimet e energjisë elektrike dhe gazit filloi me shpalljen e një greve në sektorin norvegjez të gazit, i cili siguron 13% të gazit të BE-së. Qeveria në Oslo ndërhyri për të ndaluar largimin, por çështjet e furnizimit janë ende probleme të grumbulluara në të gjithë kontinentin.

Kontratat e ardhshme të energjisë për Francën ns tremujorin e katërt u rritën në një rekord mbi 1.000 euro për MWh në një moment dje, pasi qeveria zbuloi se synon të shtetëzojë plotësisht prodhuesin kryesor të energjisë elektrike EDF. Kompania ka qenë duke luftuar me vonesat dhe mungesën e fondeve të investimeve në vendin e saj dhe në Britani.

Gjysma e reaktorëve bërthamorë të EDF janë ende jashtë linje për shkak të korrozionit në sistemet e tubacioneve.

Një nga faktorët më të keq në krizën energjetike europiane është korrozioni që më herët shkaktoi ndalimin e operimeve të gjysmës së reaktorëve bërthamorë të EDF në Francë. Qeveria kontrollon 84% të aksioneve të shoqërisë.

Tubacioni gjigant Nord Stream 1, i cili shkon nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik, është planifikuar të mbyllet për mirëmbajtje nga 11 deri më 21 korrik. Uniper, importuesi më i madh gjerman i gazit rus duhet të shtetëzohet, sipas sindikalistëve, ndërsa qeveria në Berlin premtoi se nuk do të lejojë që rritja e kostove të energjisë të përhapet tek konsumatorët.

Dhe është vetëm fillimi, pasi ofruesit e energjisë në të gjithë Europën nuk mund të vazhdojnë me rritjen e çmimeve të tregut, ndërkohë që duhet të furnizojnë konsumatorët me tarifa të ulëta sipas kontratave afatgjata. Prodhuesit industrialë ka të ngjarë të fundosen.

E ardhmja e gazit në rrezik

Çmimi i energjisë në Gjermani, një pikë referimi për Europën, tejkaloi për herë të parë 355 euro për MWh. E “ardhmja” e gazit tregohet nga çmimet në Holandë, që prekën një rekord të ri, pasi arritën 186 euro për MWh.

Çmimet e tregut tregojnë se investitorët nuk presin një kthim në asnjë lloj ekuilibri midis ofertës dhe kërkesës për energji për të paktën dy vjet.

BE po përballet me padi nga Austria, Luksemburgu dhe një grup OJQ-sh për miratimin e investimeve në gaz dhe energji bërthamore si një zgjidhje kalimtare në kalimin në burime të pastra.

Vlen të përmendet se Parlamenti Europian pranoi futjen e gazit dhe energjisë bërthamore në taksonominë e gjelbër të BE-së si zgjidhje kalimtare në transformimin e sistemit të energjisë në burime të pastra. Por Austria dhe Luksemburgu po kërcënojnë të padisin Komisionin Europian, dhe po ashtu një grup organizatash mjedisore.

Për më tepër, Austria i tha Gazprom se do të ndajë pjesën e saj të objektit të magazinimit të gazit Haidach për përdoruesit e tjerë, duke përmendur dështimin e kompanisë ruse për të përdorur rezervat aq sa detyrohet.

Sa i përket çmimeve të energjisë elektrike në vijim, ato u rritën me 24% në 520 euro për MWh sot në Kroaci. Më pas në krye të grafikut për Europën është Sllovakia, me një rritje prej 22% në mbi 510 euro për MWh. Europa Perëndimore tregoi një kontrast të mprehtë, pasi blerësit paguanin vetëm 155 euro për MWh në Gjermani dhe 158 euro në Holandë./Balkanenergynews

Të ngjashme