Lajme
“Rrisim eksportet”| Kanadaja në ndihmë të Evropës për pavarësinë nga gazi rus
Demokracia
23:15 | 24 Mars 2022

Share:

Në një kohë që të gjithë shtetet janë duke bërë përpjekjet e tyre për të krijuar pavarësi nga importi i gazit rus, Kanadaja ka dalë sot me një deklaratë shpresëdhënëse. Ministri kanadez i Vurimeve Natyrore, Jonathan Wilkinson ka deklaruar se vendi i tij ka kapacitet për të rritur eksportet e naftës dhe gazit me ekuivalentin e 300,000 fuçi nafte në ditë deri në fund të këtij viti.

Wilkinson tha se Kanadaja mund të rrisë eksportet e naftës me 200,000 fuçi në ditë dhe gazin me ekuivalenten e 100,000 fuçi nafte në ditë, në mënyrë që të ndihmojë vendet e tjera të reduktojnë varësinë e tyre nga energjia ruse.

Ai tha se vendi po kërkon gjithashtu mënyra për të furnizuar gaz natyror të lëngshëm (LNG), të cilin aktualisht nuk e eksporton.

“Miqtë dhe aleatët tanë evropianë kanë nevojë që Kanadaja dhe të tjerët të rriten. Ata po na thonë se kanë nevojë për ndihmën tonë për të hequr naftën dhe gazin rus në afat të shkurtër, duke përshpejtuar tranzicionin e energjisë në të gjithë kontinentin”, tha Wilkinson.

Për ta vënë këtë në perspektivë, Rusia eksporton rreth pesë milionë fuçi naftë bruto çdo ditë, nga të cilat më shumë se gjysma shkon në Evropë.

Të ngjashme