Lajme
Rrihen mes vete motër e vëlla në Podujevë
Demokracia
09:16 | 23 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete motër e vëlla.

Në raportin 24 orësh thuhet se ata kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gruaja është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE/Podujevë 22.04.2023-23:20.  Pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur me veti dy të dyshuar: një femër dhe një mashkull kosovar/e (motër e vëlla) dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara femër është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se rasti është në procedurë hetimore./Demokracia.com

Të ngjashme