Lajme
Rrëzohet shtylla elektrike në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, krijohet kolonë e gjatë në rrugë
Demokracia
12:36 | 26 Janar 2021

Share:

Para pak çastësh në fshatin Pestovë të Vustrrisë, është rrëzuar një shtyllë eletrike.

Si pasojë e rrëzimit të shtyllës elektrike, janë krijuar kolona të gjata në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan kosovapress, përcjell Demokracia.com

Qytetarët janë duke pritur për ndëryhrjen e ekipeve të KEDS-it për ta larguar atë.

“Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, para pak çastesh është rrëzuar një shtyllë elektrike, ku si pasojë janë krijuar kolona të gjatë në rrugën.

Qytetarët po presin për ndërhyrjen e ekipeve të KEDS-it për ta larguar atë.”

Prej mbrëmjes së djeshme në vendin tonë po vazhdon moti i lig me shi e reshje bore.

Të ngjashme