Lajme
Rrëzohet një helikopter në Karolinën e Veriut, humbin jetën dy persona
Demokracia
20:45 | 22 Nëntor 2022

Share:

Dy persona humbën jetën nga rrëzimi i një helikopteri në autostradën I77 në jug të Charlotte, Karolinën e Veriut.

Helikopteri i përkiste një televizioni lokal të quajtur WBTV.

Rrëzimi i tij ndodhi mes rrugës Tyvola dhe Ford të autostradës I77. Në vendin e ngjarjes mjekët konfirmuan vdekjen e dy personave, kurse identiteti i tyre akoma nuk është zbuluar.

Në anën tjetër edhe menaxhmenti i televizionit ka konfirmuar rrëzimin e fluturakes, kurse të gjitha rrugët që çojnë në këtë autostradë janë mbyllur për arsye të sigurisë.

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, një dëshmitar tha se piloti i helikopterit e dinte se fluturakja kishte defekte, dhe bënte lëvizje agresive për të shmangur përplasjen e drejtpërdrejtë në I77.

“Mendoj se ai e dinte se çfarë po bënte. Ai bëri më të mirë për ta ulur helikopterin. Kushdo që ishte pilot, ka bërë më të mirën për ta zbritur me sa më pak viktima apo të lënduar”, shtoi dëshmitari.

Të ngjashme