Lajme
Rrëzohet një aeroplan në Alaskë, vdesin gjashtë persona
Demokracia
08:59 | 06 Gusht 2021

Share:

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përplasjes së një aeroplani në Alaskën jugore, ka bërë të ditur Roja Bregdetare amerikane.

“Një ekuipazh i helikopterit MH-60 Jayhawk nga Stacioni Ajror i Rojës Bregdetare gjeti rrënojat në orën 2:37 pasdite dhe uli dy notarë shpëtimi të cilët nuk raportuan asnjë të mbijetuar,” ka bërë të ditur roja bregdetare përmes një deklarate për media.

Në bordin e aeroplanit ishin një pilot dhe pesë pasagjerë.

Roja Bregdetare ka bërë të ditur po ashtu se në kohën kur është gjetur aeroplani i përplasur për toke, në atë zonë kishte mjegull dhe shi të lehtë.

Të ngjashme