Lajme
Rrëzohet nga skelet gjatë punës në ndërtim, vdes shqiptari në Itali
Demokracia
19:44 | 24 Dhjetor 2022

Share:

Një 66- vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës pasditen e djeshme në Verona të Italisë.

Rreth orës 16:00, mediat italiane shkruajnë se 66-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Kujtim Aliraj, humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej tre metrash në kantierin e një shtëpie private.

Bëhet e ditur se 66-vjeçari ka rënë nga një skelë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, por nuk mundën të bënin gjë, pasi kishte ndërruar jetë.

Kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë gjatë punës brenda kantierit.

Të ngjashme