Një person ka pësuar lëndime trupore gjatë tentimit për të kryer punë dhe është rrëzuar nga një shtyllë elektrike, në Gjilan.
Sipas Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari, pasi që kishte ftuar viktimën mashkull kosovar që ti kryej disa punë elektrike, përcjell Demokracia.com.
“Gjilan 10.07.2021 ─ 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ftuar viktimën mashkull kosovar që ti kryej disa punë elektrike. Viktima gjatë tentimit për të kryer punë është rrëzuar nga një shtyllë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Në raportin e policisë thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/