Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pas rrëzimit të një skene nga erërat në sheshin “Katër Dëshmorët” Podujevë.
Bulliqi tha se për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët mënjëherë nga ekipa e QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë:
Në sheshin “Katër Dëshmorët” pas erërave të forta të ditës së sotme, është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”.
Për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët mënjëherë nga ekipa e QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme.
Fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar, Drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, të cilët nga ekipet mjeksore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë.
Fëmijëve të lënduar iu uroj shërim të shpejtë!/Demokracia.com/