Lajme
Rrëzohet në vendin e punës, lëndohet rëndë gjakovari
Demokracia
10:43 | 11 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë deri sa ishte duke punuar është rrëzuar dhe është lënduar në vendin e punës në Gjakovë.

Në raportin 24 orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe inspektori i punës.

Ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“ASGJËSIM,DËMTIM OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Gjakovë 10.12.2022-14:00.Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe inspektori i punës”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar më tej se rasti nën hetime./Demokracia.com/

Të ngjashme