Lajme
Rrëzohet helikopteri në Itali, vdes piloti
Demokracia
09:29 | 01 Shkurt 2023

Share:

Një helikopter është përplasur në Fruili të Italisë. Mediat vendase raportojnë se helikopteri u rrëzua në zonën e Pordenone, në Sequals dhe një person vdiq. Viktima besohet të jetë piloti, por nuk ka ende të dhëna të tjera.

Shërbimet e urgjencës u vunë në dijeni nga një person, i cili vuri re helikopterin civil që rrotullohej jashtë kontrollit dhe më pas ishte zhdukur nga horizonti. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/abcnews.al

Të ngjashme