Lajme
Rrëzohet avioni që po shuante zjarret në Portugali, humb jetën piloti
Demokracia
09:31 | 16 Korrik 2022
Ilustrim

Share:

Një avion që po shuante zjarret në Portugali është rrëzuar. Për pasojë ka humbur jetën piloti, ka njoftuar shërbimi i Mbrojtjes Civile të vendit.

Mediat raportojnë se aksidenti ndodhi në orët e vona të natës pranë Vila Nova de Foz Coa, në rajonin Guarda të Portugalisë veriore.

“Deri tani nuk e dimë  se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit”, u tha gazetarëve kreu i agjencisë, Andre Fernandez.

Të ngjashme