Lajme
Rrëzohet avioni në Zvicër! Humb jetën piloti, shpëtojnë 11 pasagjerët
Demokracia
17:18 | 19 Shkurt 2024

Share:

Një person ka humbur jetën pasi një avion u rrëzua pasditen e së dielës pranë aeroportit në Grenchen të Zvicrës.

Sipas autoriteteve lokale, piloti ka vdekur, ndërsa 11 pasagjerët kanë përdorur parashutat e tyre dhe kanë zbritur të sigurt në tokë.

Mediat zvicerane raportuan se avioni i përkiste klubit të parashutistëve Skydive Grenchen, ndërsa policia dhe brigadat zjarrfikëse shkuan në vendin e rrëzimit, pa specifikuar se çfarë e shkaktoi rrëzimin.

Fotot në rrjetet sociale tregojnë rrënojat e avionit.

Të ngjashme