Lajme
Rrëzimi i avionit ku udhëtonte Prigozhin, reagon Kievi: Putin nuk fal askënd
Demokracia
21:53 | 23 Gusht 2023

Share:

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se Vladimir Putin “po priste momentin” për të vrarë Yevgeny Prigozhin.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i Volodymyr Zelenskyy, paralajmëroi se “duhet të presim deri sa mjegulla të zhduket” pasi është ende e paqartë nëse Prigozhin është vrarë, raporton Sky news, transmeton abc news.

“Ndërkohë, është e qartë se Putini nuk fal askënd duhet të prisni momentin”, shkroi ai në X, i njohur më parë si Twitter.

“Është gjithashtu e qartë se Prigozhin nënshkroi një urdhër vdekjeje të posaçme për veten e tij në momentin që ai besoi në “garancitë” e çuditshme të Lukashenkos dhe “fjalën e nderit” po aq absurde të Putinit.”

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024