Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi thotë se anija “Butrinti” ka marrë pjesë në një operacion shpëtimi në ujërat e Egjeut.
“Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi. Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente.”, shkruan Peleshi./ abcnews.al