Lajme
Rreziku nga qentë endacakë, Komuna e Prishtinës jep tender 350 mijë euro
Demokracia
13:55 | 05 Korrik 2022

Share:

Trajtimi i qenve endacakë tashmë ka filluar të bëhet në Prishtinë. Edhe tenderi në vlerë prej 350 mijë eurosh është dhënë. Kompanitë fituese do të merren me secilën lagje, ku ka rrezik nga këto kafshë. 

Pothuajse çdo ditë në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës, ndodhin raste kur qytetarët kafshohen nga qentë endacakë.

Rrezikun nga ta tash e ka kuptuar edhe Komuna e Prishtinës. Ky institucion që drejtohet nga Përparim Rama ka shpallur tender për trajtimin e qenve endacakë, shkruan Demokracia.com.

Vlera e këtij tenderi që është ndarë në disa pjesë është paraparë të jetë 350 mijë euro.

Siç është treguar, kompanitë fituese do të merren me secilën lagje të Prishtinës.

Për lagjet Arbëria, Vranjevci, Shkabaj, Sinidoll dhe Bardhosh janë ndarë afro 50 mijë euro.

“Kontrata: 616-22-3958-2-1-1/C842 Nr. i pjesës: 3 Përshkrimi i shkurtër: Arbëria, Vranjevci, Shkabaj, Sinidoll, Bardhosh. IV.1) Data e dhënies së kontratës 22.06.2022 IV.2) Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 06.07.2022 IV.3) Numri i tenderëve të pranuar: 5 IV.4) Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Emri zyrtar: VETERINA 1 SH.P.K Vlera e përgjithshme e kontratës 49 850,00”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Një vlerë e parave po e njëjtë është ndarë edhe për lagjet Tasligje, Vneshta, Taukbashqe dhe Germia. Fituese të kësaj lotoje të tenderit janë shpallur “Crazy Pet SH.P.K” dhe “Blendi Bejdoni B.I”.

“Kontrata: 616-22-3958-2-1-1/C843. Nr. i pjesës: 4. Përshkrimi i shkurtër: Tasligje, Vneshta, Taukbashqe, Germia.. IV.1) Data e dhënies së kontratës 22.06.2022 IV.2) Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 06.07.2022 IV.3) Numri i tenderëve të pranuar: 5 IV.4) Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata. Emri zyrtar: Grup i Operatorëve Ekonomik Crazy Pet SH.P.K.; Blendi Bejdoni B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës 49 990,00”.

Kurse për lagjen e spitalit me QKUK, Hajvalin dhe Veternikun janë ndarë 47 mijë euro dhe fituese janë shpallur “Zenel Zhabari B.I.” dhe “MITRO VET SH.P.K”, raporton Demokracia.com.

“Kontrata: 616-22-3958-2-1-1/C844. Nr. i pjesës: 6. Përshkrimi i shkurtër: Lagja Spitalit me QKUK, Hajvali, Veterniku.. B08 Njoftim per dhenje te kontrates 6 / 8 .IV.1) Data e dhënies së kontratës 22.06.2022 IV.2) Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 06.07.2022 IV.3) Numri i tenderëve të pranuar: 5 IV.4) Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata. Emri zyrtar: Grup i Operatorëve Ekonomik Zenel Zhabari B.I.; MITRO VET SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 47 150,00”.

Trajtimi i qenve endacakë është paraparë të bëhet edhe nëpër disa zona rurale të Prishtinës.

Për këto vende, komuna ka ndarë 48 mijë e 275 euro.

“Kontrata: 616-22-3958-2-1-1/C845. Nr. i pjesës: 7. Përshkrimi i shkurtër: Zonat Rurale. IV.1) Data e dhënies së kontratës 22.06.2022. IV.2) Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 06.07.2022. B08 Njoftim per dhenje te kontrates 7 / 8 IV.3) Numri i tenderëve të pranuar: 5. V.4) Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata. Emri zyrtar: Grup i Operatorëve Ekonomik Qendra për Trajtimin e Kafshëve SH.P.K.;. TAULANT KASTRATI B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës 48 275,00”.

Komuna e Prishtinës në dosjen e tenderit ka treguar se për trajtimin e qenve endacakë janë parashikuar të shpenzohen 350 mijë euro dhe tenderi të ndahet në 7 pjesë. Por, sipas përshkrimit të komunës në këtë tender, në pjesën 1 dhe 2 nuk ka pasur interesim të kompanive dhe tenderi është dhënë nga pjesa 3 deri në pjesën 7.

Në dosjen e tenderit është treguar se çfarë nënkuptohet me trajtimin e qenve endacakë dhe çfarë punë do të bëjë kompanitë fituese.

“Zënia / kapja e qenve endacak dhe vlerësimi për gjendjen shëndetësore. Trajtimi (kontroll, ushqim, vaksinim, dehelmetizim, identifikim-matrikulimi) i qeneve endacak. Vaksinimi i kafshëve (qeneve endacak) kundër tërbimit. Kastrimin /  Sterelizimi qeneve endacak. Lëshimi i qeneve endacak në vendin e nxënies. Eutanazia (kryerja e procesit të eutanazosë, transporti dhe groposja) e qenve endacak. Hospitalizimi ( 72 orë) i qenve endacak. Testimi rapid per leshmanjozë”., thuhet  në dosjen e tenderit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Prill 2024