Sipas raportimeve në Francë, pronarët e Paris Saint-Germain po tentojnë të emërojnë Zinedine Zidane si trajner dhe Arsene Wenger si drejtor sportiv.
PSG aktualisht është 13 pikë me shkëputur nga Marseille e vendit të dytë në Ligue 1 dhe është gjithashtu në një pozicion të mirë në Champions League, pasi ka mposhtur Real Madridin 1-0 në ndeshjen e parë të play off-it të 1/16-ave.
Megjithatë, drejtori aktual sportiv i klubit, Leonardo, raportohet të jetë në pozita jo të mira.
E ardhmja e tij në Parc des Princes është në dyshime pas humbjes 3-1 të së shtunës ndaj Nantes. Leonardo kritikoi paraqitjen e gjyqtarit Mikael Lesage në rrjetet sociale, duke pretenduar se “çdo gjë shkoi kundër nesh”.
Më tej shtohet se ai ka një ‘marrëdhënie të tensionuar’ me pronarët e PSG-së, të cilët janë gjithashtu të acaruar me merkaton e klubit dhe mungesën e progresit për të bindur Kylian Mbappe për të qëndruar në Paris.
Duket se pronarët e PSG-së tani po konsiderojnë shkarkimin e Leonardos dhe kanë identifikuar një zëvendësues të mundshëm që është Ëenger. Po ashtu ata do të tentojnë edhe ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, në vend të Mauricio Pochettinos.
Pozicioni i Pochettino në Parc des Princes ka qenë subjekt i spekulimeve intensive këtë sezon, me ish-trajnerin e Tottenhamit një nga favoritët për t’u bërë trajneri i ardhshëm i përhershëm i Manchester United. /Demokracia.com