Lajme
Rrethohet qendra tregtare në Gjermani, dyshohet për pengmarrje
Demokracia
13:01 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Policia gjermane ka evakuuar një qendër tregtare dhe zonën përreth saj në qytetin lindor gjerman, Dresden, për shkak të dyshimeve për pengmarrje, sipas një deklarate të autoriteteve të sigurisë.

“Departamenti i Policisë së Dresdenit është tash për tash duke kryer një operacion në qendër të Dresdenit. Prapavija është dyshimi për një situatë pengmarrjeje”- thuhet në deklaratën e publikuar në uebfaqen e policisë.

E përditshmja e njohur gjermane, “Bild”, raportoi se një burrë i armatosur ka vrarë një grua, pastaj është futur në hapësirën e një radio-stacioni dhe ka qëlluar para se të largohej e të hynte në një qendër tregtare, ku ka marrë disa pengje, raporton agjencia “Reuters”, përcjell gazeta Nacionale.

Radio Dresdeni raportoi në uebfaqen e saj se një burrë i armatosur ka hyrë në ndërtesën Ammonhof, ku ndodhet radio-stacioni, dhe se ka pasur të shtëna.

Policia nuk i konfirmoi hollësitë e raportuara nga Radioa Dresdeni dhe gazeta “Bild”, por u bëri thirrje qytetarëve që ta shmangin qendrën e qytetit. Autoritetet njoftuan se tregu i famshëm i Kërshëndellave, “Striezelmarkt”, do të mbetet i mbyllur tash për tash.

Të ngjashme