Lajme
Rreth tre mijë prishtinas të infektuar me koronavirus marrin rimbursimin
Demokracia
17:50 | 04 Shkurt 2021

Share:

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Thesari i Shtetit sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit, për COVID-19 për rreth 3 mijë qytetarë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot janë rimbursuar rreth tre mijë qytetarë, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se këto rimbursime janë për personat e infektuar me koronavirus.

Ahmeti ka treguar se listën me kodet unike, mund ta gjejnë në Webfaqen e Komunës.

“Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listës 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore”, ka shkruar ndër të tjerash Ahmeti, përcjell Demokracia.com.

KËTU mund ta gjeni listën e kodeve unike.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listes 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore.
Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në webfaqen e Komunës!. /Demokracia

Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në…

Posted by Shpend A. Ahmeti on E enjte, 4 Shkurt 2021

Të ngjashme