Sport
Rreth katër orë pas incidentit në Gjilan, Policia e Kosovës tregon nëse janë kapur të dyshuarit
Demokracia
19:48 | 03 Prill 2022

Share:

Po bëhen gati katër orë që nga incidenti në kryendeshjen e javës së 27-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Tifozët vendas e sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit për trajtim. Gjendja e tij është e mirë, ndërsa në spital u dërgua pa vetëdije, raporton Demokracia.com.

Në pamjet e publikuara gjithandej në rrjetet sociale, shihen dy persona që e sulmojnë portierin shqiptar, gjatë festës së golit në minutat e fundit të përballjes.

Megjithatë, ata persona ende nuk janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Jo ende nuk kemi të arrestuar në lidhje me rastin e incidentit në ndeshjen e zhvilluar sot në Gjilan. Mëherët më erdhi një njoftim, mirëpo ende nuk ka të arrestuar”, ka thënë për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

Klubi i Gjilanit, por edhe tifozët “Skifterat” kanë dënuar incidentin. /Demokracia.com/

Të ngjashme