Lajme
Rreth 650 mijë euro patundshmëri, kjo është pasuria e ish-sekretarit të MTI-së që u kap me 50 kg drogë në Mal të Zi
Demokracia
21:35 | 15 Shkurt 2022

Share:

Pasuria e Burim Rrecit, i cili sot u kap nga autoritetet e Malit të Zi nën dyshimin se po transportonte 50 kilogramë marihuanë, nuk është e vogël.

Ai i ka në pronësi disa banesa, lokal afarist, garazh për vetura dhe një veturë të shtrenjtë, shkruan Demokracia.com.

Rreci, që mbante pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë deri në vitin 2019, kur edhe u shkarkua nga ish-ministri Vesel Krasniqi, ka katër banesa, një veturë të deklaruar në emër të bashkëshortes në vlerë të 10 mijë eurove, një lokal të përbashkët në vlerë prej 350 mijë euro dhe një garazh për vetura të përbashkëta në vlerë të 40 mijë eurove. Këtë pasuri, Rreci e ka të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion në vitin 2019.

Rreci i kishte deklaruar në bankë edhe 900 euro para të gatshme.

Ndryshe, Demokracia.com është mediumi i parë që ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Rrecit në Mal të Zi. /Demokracia.com/

Ekskluzive: Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë, dyshohet se po transportonte drogë në Mal të Zi

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024