Në vendin tonë rreth 50 mijë persona mbi moshën 65 vjeçare vazhdojnë të jenë të regjistruar me patentë-shofer.
Rexhepi thotë se jo çdo herë shoferët e kanë këtë mundësi. Sipas tij, me certifikata mjekësore disa shoferëve iu pamundësohet vazhdimi i patentës.
“Me certifikatat mjekësore ndodh disa herë që shoferëve iu pamundësohet vozitja e mjeteve të rënda, mjeteve të udhëtarëve dhe mjeteve që bartin materie të rrezikshme”, tha ai.
Ndërsa, rreziku më i lartë sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, është për të moshuarit.
Ai thotë se institucionet duhet të kujdesen për infrastrukturë të duhur ligjore për pensionistë dhe persona mbi moshën 65 vjeç, që janë pjesëmarrës në trafik si vozitës të automjeteve.
Ai sqaron se personave mbi moshën 65 vjeç duhet t’u ndalohen kategoritë e larta siç janë C dhe D, dhe t’u lihet e drejta për vozitje vetëm kategoria B, por që t’iu kufizohet qarkullimi mbi 25 kilometra nga vendbanimi.
“Çdo vit duhet ta marrin certifikatën e mjekut. Kjo bëhet për shkak të zvogëlimit të aftësive mendore dhe fizike dhe mos t’iu ndalohet e drejta për vozitje”, tha ai.
Ndryshe Dedaj, vlerëson se personat të cilët ngasin automjetet mbi moshën 65 vjeç, niveli i rrezikut për sa i përket sigurisë rrugore është i lartë.
Sipas tij, lodhja, pagjumësia, sëmundjet kronike kanë ndikimin e tyre gjatë drejtimit të automjetit. Për shkak të moshës, reagimi i tyre është i ngadaltë dhe paraqesin rrezik për sigurinë rrugore. /rtk/