Komuna e Gjakovës ka nisur një tender për riparimin e mekanizmit të orës në Sahat Kullë, një nga monumentet kulturore më të rëndësishme të qytetit. Megjithatë, kostoja e tenderit, e cila është fiksuar në 39,510.00 euro, duket e larta për këtë projekt, shkruan Demokracia.com.
Sahat Kulla ndodhet në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Gjakovës dhe është jashtë funksionit për një kohë të gjatë, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar mekanizmi i saj, përfshirë goditjen nga rrufeja. Përkundër tentimeve të shumta, nuk është arritur ende të riparohet mekanizmi i orës, duke lënë kështu kullën pa një element themelor funksional për komunitetin.
Sipas specifikimeve të tenderit, diametri i orës duhet të jetë 220 cm, ndërsa riparimet e nevojshme përfshijnë ndërrimin e të gjitha pjesëve dhe restaurimin e dizajnit të njëjtit nivel si gjendja ekzistuese. /Demokracia.com/