Lajme
Rreth 40 marinarë të vrarë pas fundosjes së anijes luftarake Moskva të Rusisë
Demokracia
07:23 | 18 Prill 2022

Share:

Rreth 40 marinarë u vranë, disa janë të zhdukur dhe shumë të tjerë u lënduan në fundosjen e anijes luftarake Moskva, raporton gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe duke cituar nënën e një marinari që besohet se ishte në bord.

Nëna tha se djali i saj i tha asaj në një telefonatë se Moskva, ishte goditur nga tre raketa nga toka, nga territori ukrainas.

“Ai më thirri dhe po qante për shkak të asaj që kishte parë. Ishte e frikshme”, tha ajo, duke shtuar se ajo vetë ishte e tmerruar se duhej të priste që ai të përfundonte shërbimin.

Ai tha se nuk do t’i jepte asaj detajet e asaj që kishte parë sepse ishte shumë e tmerrshme, duke shtuar se shumë nga të plagosurit kishin humbur gjymtyrët për shkak të shpërthimeve.

Gazeta nuk ka përmendur emrin e marinarit apo nënës së tij për t’i mbrojtur ata, përcjell Telegrafi. Por ajo thotë se ka prova që e bëjnë të besueshme se marinari po shërbente në Moskva.

Ministria ruse e mbrojtjes deri më tani nuk ka dhënë asnjë fjalë për ndonjë viktimë pas fundosjes së saj.

Të ngjashme