Lajme
Rreth 340 mijë euro është vlera e dëmeve nga vërshimet në Junik
Demokracia
09:09 | 28 Janar 2023

Share:

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu tha se vlera e dëmeve nga vërshimet në këtë komunë është rreth 340 mijë euro.

Shehu për tëvë1 ka thënë se dëmet janë kryesisht në infrastrukturë rrugore, në shtratin e lumit Erenik dhe në ekonomitë familjare.

“Nga këto vërshime kemi pasur dëmtime që vlera e përgjithshme që mund të them për herë të parë publikisht është rreth 340 mijë euro dëme që janë shkaktuar nga vërshimet. Kryesisht janë në infrastrukturë rrugore, në shtratin e lumit Erenik dhe në ekonomi familjare”, ka deklaruar ai.

Shehu thotë se ende nuk kanë marrë ndonjë konfirmim për ndihmë nga Qeveria.

“Vlerësimi i dëmeve është bërë nga ekspertë e fushave, deri më tani i kemi dorëzuar të gjitha kërkesat te Qeveria dhe jemi në pritje, mirëpo deri më tani nuk kemi ndonjë konfirmim. Qeveria është e vonuar sepse ka nevojë emergjente të intervenohet”, përfundoi Shehu.

Të ngjashme