Lajme
“Rreth 2000 euro”, Arifi thotë se këshilltarja e Kurtit nuk i ka paguar faturat e mbeturinave dhe ujit që nga viti 2017
Demokracia
13:35 | 10 Tetor 2023

Share:

Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës, ka kërkuar nga këshilltarja e kryeministri, Albin Kurti, Ardita Sinani, që të paguaj taksat komunale, si faturat për mbeturina dhe për ujë të pijshëm.

Ai në Facebook-un e tij ka thënë se Sinanin nuk i ka paguar këto obligime që nga viti 2017.

“Që nga viti 2017, nuk ka paguar asnjëherë taksat komunale në Ndërmarjen Publike “Moravica” dhe tani ka një borxh prej 231.226,90 dinarë (rreth 2000 euro). Madje, nuk ka paguar as atëherë kur ishte kryetare e Komunës së Preshevës.” – ka shkruar Arifi.

Postimi i plotë:

Para se të bëj marketing për rrushin e Preshevës në rrjetet sociale, “këshilltarja” e Kryeministrit si dhe kryetarja e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani do duhej të paguaj taksat komunale për mbeturina dhe ujë të pijshëm.

Që nga viti 2017, nuk ka paguar asnjëherë taksat komunale në Ndërmarjen Publike “Moravica” dhe tani ka një borxh prej 231.226,90 dinarë (rreth 2000 euro).

Madje, nuk ka paguar as atëherë kur ishte kryetare e Komunës së Preshevës.

Këtë problematikë të borxhit të saj e patëm diskutuar edhe në Kuvendin Komunal të Komunës së Preshevës, ndërsa këshilltarët e partisë së saj patën deklaruar duke arsyetuar se Ardita nuk i shfrytëzon shërbimet e “Moravicës” pasi mbeturinat i hedh në lumin që kalon skaj shtëpisë së saj.

Në formë të dokumentuar si më poshtë, është një pasqyrë e borxhit të Ardita Sinanit gjegjësisht bashkëshortit të saj ndaj N.P. “Moravica”, pasi nuk ka paguar taksat e shërbimeve komunale për pastrimin e mbeturinave.

Të ngjashme