1 mijë e 926 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19, prej kur është shënuar rasti i parë në muajin mars të vitit 2020, në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 94.167 raste nga 447.840 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.926 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.718 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 512 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (79 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 524 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284./Demokracia/