Lajme
Rreth 11 mijë raste aktive me COVID-19
Demokracia
08:15 | 28 Korrik 2022

Share:

10 mijë e 830 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, ka treguar Ministria e Shëndetësisë (MSH), të mërkurën.

Vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan 1 mijë e 853 raste.

Por numri i të shëruarve s’është katër shifror, pasi MSH-ja raportoi se janë shëruar 840 të infektuar.

E për shkak të rasteve të shumta, MSH ka apeluar që qytetaret e pavaksinuar ta bëjnë këtë.

Deri më tash më shumë se 104 mijë qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës apo atë përforcuese.

Të ngjashme