Lajme
Rreth 100 raste aktive me COVID-19 në Gjilan
Demokracia
12:26 | 10 Shkurt 2021

Share:

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka shënuar rënie. Aktualisht në Gjilan janë 96 raste aktive me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli në takimin e sotëm të komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ismajli derisa bëri të ditur numrin e rasteve aktive, sërish iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 100mijë e 20 mostra, 3 mijë e 511 kanë rezultuar pozitivë, 3 mijë e 307 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 96 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 12 persona dhe 178 mostra në pritje për rezultat.

Të ngjashme