Lajme
Rreth 1 mijë raste me Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
Demokracia
17:48 | 10 Shtator 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka raportuar sot 998 raste të reja me Covid-19 nga 5812 testime të kryera. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën tre qytetarë, si pasojë e Covid.

Viktimat janë një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.

Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana, ndërsa në të gjithë vendin janë 12,528 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. /Demokracia.com/

Të ngjashme