Lajme
Rreth 1.700 viktima dhe 74.079 të infektuar me koronavirus në Kosovë
Demokracia
23:25 | 09 Mars 2021

Share:

Më 13 mars bëhen një vit që nga regjistrimi i rasteve të para me koronavirus në Kosovë.

Po bëhen gati një vit që kur në Kosovë janë shënuar rastet e para me koronavirus, shkruan Demokracia.com.

Që nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më sot, në Kosovë kanë ndërruar jetë 1 mijë e 668 persona si pasojë e COVID-19.

Në tërë këtë periudhë në vendin tonë janë infektuar 74 mijë e 79 persona nga 335 mijë e 123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 persona si pasojë e koronavirusit, përderisa janë regjistruar 444 raste të reja.

Po ashtu në 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62 mijë e 650 raste.

Bazuar në këto të dhëna të IKSHPK-së, aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 761 raste aktive me COVID-19. /Demokracia.com/

452 TË SHËRUAR DHE 444 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on E martë, 9 Mars 2021

Të ngjashme