Lajme
Rreshtim i plotë anti-rus dhe pazar i Greqisë
Demokracia
19:54 | 11 Mars 2024

Share:

Greqia po mendon të ndryshojë qëndrim mbi furnizimin me armë të Ukrainës, duke paralajmëruar dërgimin e sistemit S-300.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Kathimerini”, sipas së cilës qëndrimi i Athinës lidhet me hapjen e mundësive të furnizimit nga SHBA të sistemit “Patriot” për Greqinë.

Kemi të bëjmë më shumë me një gjest të vullnetit të mirë sesa ndihmë reale, pasi sistemit në fjalë është aktualisht i vjetër krahasuar me armatimin që është në veprim.

Lajmi vjen pak pas vizitës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Kiev, çka konfirmoi rreshtimin e paekuivok të Greqisë me Perëndimin, duke hequr çdo dyshim mbi dualitetin e vendit.

Deri më tani vlerësohet se Greqia ka furnizuar Ukrainën me 1000 njësi anti-tank 64 mm, 6 milionë fishekë, 1050 raketa.

Po kështu, sot ministrja e Jashtme gjermane ka paralajmëruar se Gjermania po mendon seriozisht furnizmin e Ukrainës me sistemin “Taurus”, një propozim që u rrëzua pak ditë më parë nga Parlamenti i vendit.

Të ngjashme