Lajme
“Rrëshqet” sërish Rozeta Hajdari, fatmirësisht nuk ishte në timon: Fëmija është ndeshur në derën time
Demokracia
22:43 | 14 Korrik 2022

Share:

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, prillin e këtij viti ishte përfshirë në një aksident trafiku.

Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht se ministrja Hajdari e kishte goditur një fëmijë me veturën e saj personale.

Ditën kur ishte raportuar për aksidentin, ajo ishte munduar ta fajësojë të miturin se i ishte përplasur për veture asaj.

Po atë ditë, Demokracia.com e demantoi me fakte, duke publikuar raportin e brendshëm të Policisë që tregonte se ajo ishte fajtore.

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Raporti i Policisë demanton ministren Rozeta Hajdari, shpejtësia e saj ishte e papërshtatshme

“Unë nuk e kam ditur se duhet ta njoftojë opozitën, por e kam ditur se duhet ta njoftoj Policinë”, ka thënë Hajdari në Kanal 10.

“E lash motrën në veturë, e thirra Policinë dhe shkova pas vajzës me kuptua çka ka ndodh. Takova nënën e saj, e thirrëm emergjencën. Kam dhënë deklaratë në Polici dhe tash është në duar të Policisë”, ka thënë ajo.

Hajdari është shprehur e sigurt se nuk e ka tejkaluar shpejtësinë në momentin e aksidentit.

“Fëmija është ndeshur në derën time, jo përpara. Rastin duhet ta vërtetojë Policia, tash është puna e tyre”, ka thënë ajo.

Ministrja ka thënë se e ka përjetuar rëndë aksidentin.

“Kam qenë tejet e shqetësuar. Nuk kisha dashtë të lëshohem në elaborime të tjera”, ka shtuar Hajdari. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Detaje ekskluzive| Një fëmijë 9-vjeçar pësoi lëndime nga ministrja Rozeta Hajdari, s’e përshtati shpejtësinë

 

Të ngjashme