Lajme
Rreshje të mëdha të borës, Policia bën thirrje për kujdes
Demokracia
22:48 | 07 Shkurt 2022

Share:

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes dhe pjesëmarrjes në trafik.

Në njoftimin e lëshuar në rrjetin social Facebook, thuhet se kjo vjen si pasojë e reshjeve të borës që janë në ditën e sotme.

“Policia e Kosovës kërkon dhe apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, të jenë më vigjilent dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona, në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore”.

“Angazhime policore janë në proces për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut dhe për të parandaluar aksidentet”, thuhet në njoftim.

 

Të ngjashme