Lajme
Rrënohet një objekt nga Inspektorati i Prishtinës
Demokracia
12:06 | 13 Korrik 2021

Share:

Inspektorët e Ndërtimit kanë rrënuar sot objektin pa leje të ndërtuar së fundmi në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Siç thuhet në njoftim, ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspekcion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës. Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit – lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse.

Drejtoria e Inspekcionit përsërit thirrjen “Mos ndërtoni pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm”./ Demokracia.com/ 

Të ngjashme