Lajme
Rrënohet një mbindërtim ilegal në Prishtinë
Demokracia
13:54 | 15 Prill 2021

Share:

Drejtoria e Inspekcionit, sektori i ndërtimit, ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postim në rrjetin social Facebook, përcjell Demokracia.com.

“Në rastin në fjalë, qysh prej fillimit të punimeve, inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfilluar nga pala. Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati ka kaluar, vendimi u zbatua nga inspektorët përkatës përmes kompanisë së kontraktuar për rrënime”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Rrënim i mbindërtimit ilegal

Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Ndërtimit, ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen Bregu i Diellit.

Në rastin në fjalë, qysh prej fillimit të punimeve, inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfilluar nga pala.

Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pas afat disa ditë për ta rrënuar vet mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe afati ka kaluar, vendimi u zbatua nga inspektorët përkatës përmes kompanisë së kontraktuar për rrënime./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10225149902317292

Të ngjashme