Lajme
Rrëmbimi i vajzës në Klinë, prokuroria jep detaje
Demokracia
14:26 | 25 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar mbrëmë në Klinë, pasi që i njëjti kishte rrëmbyer një femër dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komunën e Klinës, pasi që i njëjti kishte rrëmbyer dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore një femre.

Sipas njoftimit të policisë, viktima kishte arritur që të ik nga rrëmbyesi dhe ishte paraqitur në stacionin policor.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës, ka bërë të ditur për Demokracia.com, se tashmë i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Një femër në Klinë dyshohet se është marrë nga një burrë, është penguar kundërligjshëm nga liria dhe e njëjta dyshohet se i janë shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe njëkohësisht janë duke u marrë veprime tjera për këtë çështje në koordinim me policinë”, tha Nikçi për Demokracia.com.

Të ngjashme